22.4 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Bislimi flet sërish për masat e BE-së: Janë joproporcionale, lidhen me trazirat e 26 dhe 29 majit

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit të tij në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë sërish se vendosja e masave nga BE-ja për Kosovën, ka qenë e padrejtë.

“Mendoj që nga fillimi ka qenë e qartë për secilin vend anëtar të BE-së së vendosja e masave është e padrejtë. Ka edhe të tillë që mendojnë se ka shkelje të procedurave ligjore brenda BE-së për mënyrën se si janë vendosur masat për Ksoovën dhe ka të tillë që kanë inicuar kërkesa brenda Komisionit Evropian për të verifikuar ligjshmërinë. Për shembull një ekspert shqiptar në Gjermani i cili po shkëmben mesazhe dhe shkresa me komisionin evropian për të parë a është e shëndosh baza ligjore mbi të cilën janë marrë këto vendime”, u shpreh Bislimi.

Bislimi tha se arsyeja pse Kosovës i janë vendosur masat, lidhet me trazirat e 26 dhe 29 majit.

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, shtoi se duke qenë se trazirat kanë ndodhur brenda territorit të vendit tonë, janë vendosur edhe masat.

“Arsyeja pse Kosovës i janë vendosur masat lidhen me 26 dhe 29 maj për të cilat është thënë shumë herë se dihet origjina e këtyre trazirave, origjina është në Beograd, por duke qenë se ato kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, masat janë vendosur për Kosovën. Masat janë joproporcionale. Nga Kosova kërkohet diçka e cila nuk kontribuon asgjë në deeskalim, për shembull në një kohë kur protesojnë në Zveçan, kërkesa e BE-së ishte që të zhvendoset kryetari i komunës në Leposaviq. Nuk kishte kurrfarë lidhje mes kërkesës dhe eskalimit në terren. Çka është më e rëndësishme, masat kanë qenë të përkohshme dhe të kthyeshme pas deeskalimit. Problemi më i madh ka qenë në momentin kur është pa një pabarazi e qasjes së BE-së kur Serbia për shkelje shumë më të mëdha nuk është përballë me masa, ndërsa Kosova veç pse e ka zbatuar ligjin, është përballur me masa”, ka thënë më tej Bislimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit