1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Bislimi e Gërvalla u kërkuan zyrtarëve amerikanë të mos e takojnë Osmanin” (Video)

- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se burime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë konfirmuar se Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla u kanë kërkuar zyrtarëve amerikanë që të mos e takojnë presidenten Vjosa Osmani.

Sipas saj, ata kanë thënë që Osmani nuk e përfaqëson Kosovën dhe sipas tyre, nuk ka ndikim politik, përcjell Klankosova.tv.

“Diçka që e konfirmon panikun ndaj elektoratit të presidentes, apo ish-elektoratit të Guxo-s e konfirmojnë edhe disa burime të sigurta nga SHBA-ja, me këdo që është takuar z.Bislimi  dhe Gërvalla, Ministrja e Jashtme, nga zyrtarët amerikanë, të gjithëve u kanë thënë “pse po e takoni presidenten, ajo nuk e përfaqëson Kosovën, nuk ka ndikim politik”.

“Me këdo që janë takuar në SHBA, “mos e takoni presidenten, ajo nuk e përfaqëson Kosovën dhe nuk ka ndikim”, është shprehur tutje Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit