15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Bislimi-Deliut: Po të kishit informacionet se si është prezantuar Kosova deri tani në dialog, do të ishit turpëruar

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka thënë deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliut se “sikur ju të kishit pasur çerekun e informacioneve që kam unë se si është prezantuar Kosova deri tani në dialogut, ju ishit tupëruar me ardhë në sallë”.

Bislimi ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialogu, ku ndër të tjerash pati edhe kritika nga opozita.

Ndër të tjerash, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka akuzuar Bislimin se i janë shkaktuar Kosovës dëme të mëdha me qasjes në dialog.

“Konsideroj se i keni shkaktuar dëme Kosovës. Keni shkaktuar situatë, ku s’kemi funksion të institucioneve në veri të vendit. Kemi zero funksionim. Përtej faktit se kemi bërë të mundur funksionimin e pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, kemi zero funksionim tash në atë pjesë. Gjithë këtë e keni bërë brenda një viti, me veprimet tuaja të pamatura. Nuk është dëm i vogël. Kemi dhënë mbështetjen si opozitë për të shtrirë sovranitetin në veri, por duhet të flasim hapur, veriu nuk është i njëjti si para tri vjetëve. Nuk ka funksionim të institucioneve”, ka thënë Deliu gjatë raportimit në komision.

Asaj më pas i është kundërpërgjigjur zv/kryeminsitri Besnik Bislimi.

“Është raporti më i mirë horizontal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse kjo është dështim, atëherë pritjet tuaja për Qeverinë janë shumë më të mëdha se pritjet tona për neve. Nuk ka ulje të buxhetit të shëndetësisë, por numrat është mirë me dit me i lexu që mos me shkaktu konfuzion”, u shpreh Bislimi.

“Zonja Deliu përdori kryesisht tri fjalë që i përsëritë vazhdimisht; dështim në dialog, veprime të pamatura dhe veprime fëmirore. Sikur ju të kishit pasur vetëm çerekun e informacionit që kam unë se si është prezantuar Kosova deri mars të vitit 2021 në dialog dhe si prezantohet tani, ju ishit turpëruar me ardh në sallë dhe me fol për mua. Duhet me qenë një seancë tjetër ku duhet të flasim për të bërat tuaja e pastaj për punët që i kemi kryer ne që prej ardhjes në pushtet”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit