Analisti amerikan i politikës së jashtme, Edward Joseph, vlerëson se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Ai këtë e ka thënë pas bisedës së Osmanit me Ndihmës sekretarin amerikan, James O’Biren.
“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani, dhanë sinjale të fuqishme për njërin-tjetrin të rreshtimit ShBA-Kosovë në çështje të rëndësishme”, është shprehur Joseph.
“Në këtë moment kaq të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha për një vizitë të presidentes Osmani në tavolinën e Zyrës Ovale”.
Osmani dhe O’Biren kanë folur një ditë më parë për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përfshirë atë të Asociacionit.