Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, për bisedën telefonike të publikuar nga Nacionale të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me kriminelin Millan Radojçiq thotë se është skandal.
Ai ka thënë se ajo nuk e përfaqëson atë politikisht dhe as ideologjikisht.
“Unë kom thanë se edhe atëherë ka qenë gabim edhe tash është gabim, e sidomos kur e di që një person është në kërkim nga organet e shtetit edhe është në listën e zezë të Amerikës. Kështu që s’kom qa me i shtu ma shumë e as me i hek ma shumë, në aspektin e përfaqësimit politik dhe ideologjik kom deklaru që s’kom të bëj kurgjo me Mimoza Kusarin edhe me Alternativën si subjekt”, ka thënë ai.
Rrahmani tutje ka thënë se nuk po e heq përgjegjësinë ndaj Kusari-Lilës.
“Unë po them që është skandal, në aspektin që je duke diskutuar me dikë që është në kërkim nga organet e shtetit edhe e di që është personi në fjalë, se ndoshta mundet me të thirrë në telefon e mos me ditë e me ia hapë telefonin me një numër, por në momentin kur një deputet tjetër del e deklaron se po kërkon me folë e me diskutu e ti po pranon me folë është problem, sidomos kur nuk e tregon të vërtetën masanej në emision është edhe ma problem. Tash ky është gjykimi që unë muj me bë si deputet, s’kom naj mekanizëm tjetër të cilin mundëm me marrë”, ka thënë Rrahmani, përcjell Portali Dukagjini.