Një foshnje, ka rënë sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, por është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi.
Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 15:40, ndërsa ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën në kohë.






