28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bideni e quan Putinin “bir bus*tre i çmendur”, e kritikon Trumpin që e krahasoi veten me Navalnyn

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e quajti homologun rus, Vladimir Putin, “bir bus*tre i çmendur” gjatë një tubimi për mbledhje të fondeve për fushatë në San Francisko, si dhe e kritikoi paraardhësin e tij, Donald Trump, që e kishte krahasuar veten me udhëheqësin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili vdiq javën e kaluar në një burg në veri të Rusisë.

Bideni po fliste për ndryshimet klimatike, kur tha: “Kur kemi një bir bus*tre të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe ne gjithmonë duhet të brengosemi për konfliktin bërthamor, por rreziku ekzistencial ndaj njerëzimit është klima”, raporton gazeta “The Guardian”.

Presidenti amerikan në të kaluarën edhe persona të tjerë i ka quajtur “bir bus*tre”. Në janar të vitit 2022, ai ishte incizuar aksidentalisht duke e përdorur këtë shprehje për një reporter të televizionit “Fox News” për Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur para donatorëve në një shtëpi private në San Francisko të mërkurën si pjesë e udhëtimit të tij treditor në Kaliforni për të grumbulluar të holla për fushatën e tij para zgjedhjeve presidenciale, Bideni gjithashtu tha se është i habitur nga komentet e ish-presidentit Donald Trump.

Trumpi e ka krahasuar vdekjen e dyshimtë të opozitarit rus, Alexei Navalny, me sfidat ligjore të amerikanit në ShBA. Trumpi u ndëshkua me 350 milionë dollarë, pasi një gjykatës në Nju-Jork vlerësoi se ai kishte gënjyer me vite për pasurinë e tij. Trumpi tha se ky vendim është një formë e “komunizmin ose fashizmit”.

“Disa nga gjërat që ka qenë duke i thënë ky shoku (Trumpi), si krahasimi i vetes me Navalnyn e duke thënë se – për shkak se vendi ynë është bërë vend komunist, ai është përndjekur, njësoj siç u përndjek Navalny. Nuk e di nga dreqin po vjen kjo” – tha presidenti amerikan.

Sulmet verbale të Bidenit kundër Putinit janë ashpërsuar në Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë organizimeve të fushatës. Javën e kaluar, presidenti amerikan i fajësoi Putinitn dhe “banditët e tij” për vdekjen e opozitarit Navalny.

“Ne nuk dimë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk ka dyshim se vdekja e Navalnyt ishte pasojë e diçkaje që bënë Putini dhe banditët e tij” – tha Bideni në Shtëpinë e Bardhë.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalnyt dhe ka thënë se pretendimet e Perëndimit se Putini është përgjegjës janë të papranueshme./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit