Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim me Hamasin.
Siç shkruan CNN, Biden bashkë me kandidaten për presidente nga demokratët dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris u takuan në atë që njihet si “Situation Room”, për të hartuar një propozim për një marrëveshje për armëpushim në Gaza, e që thuhet se është “merre ose lëre”.
I pyetur nëse Netanyahu po bënte mjaftueshëm, Biden u përgjigj shkurt duke thënë “jo”, shkruan CNN.
Tutje, ai shtoi se ShBA-ja nuk do të dorëzohet për të ndihmuar një armëpushim, duke thënë se “do të shtyjmë sa më shumë që të mundëmi” për një marrëveshje.