5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Biden, fushatë reklamash prej 14 milionë dollarësh për votuesit afrikano-amerikanë

- Advertisement -

 

Ekipi i fushatës së Presidentit Biden ka blerë hapësira për transmetim të reklamave për votuesit afrikano-amerikanë me vlerë 14 milionë dollarë në muajin maj.

Më vonë, drejtuesit e fushatës së tij njoftuan një plan për të investuar mbi 16 miliardë dollarë në Kolegjet dhe Universitetet afrikano-amerikane, që këshilltari i zotit Biden, Steve Benjamin e cilësoi “të pashembullt dhe një shumë rekord”.

Presidenti Joe Biden javën e kaluar kritikoi zotin Trump në një fjalim në Muzeun e Historisë së Afrikano-Amerikanëve për nder të 70-vjetorit të miratimit të ligjit për të drejtat civile në fushën e arsimit.

“Paraardhësi im dhe miqtë e tij me pikëpamje ekstreme tani po bëjnë një fushatë kundër diversitetit dhe barazisë në të gjithë Amerikën. Ata duan një vend që favorizon disa grupe, jo për të gjithë”, tha ai.

Votuesit me ngjyrë e ndihmuan zotin Biden të fitonte ndaj ish-presidentit Donald Trump në vitin 2020. Ata ende e mbështesin atë. Por sondazhet e fundit tregojnë se rreth 20% e votuesve afrikano-amerikanë, më të rinj në moshë, preferojnë zotin Trump.

Pronarja e restorantit “Grey Jett” është njëra prej tyre.

“Partia Demokrate jo vetëm që e ka marrë si të mirëqenë votën e afrikano-amerikanëve, por madje ajo nuk e ka respektuar atë”, thotë Shana Gray.

Zoti Trump ka bërë përpjekje për të tërhequr votuesit afrikano-amerikanë, duke përmendur shpesh problemet e tij ligjore.

“Pastaj u padita për herë të dytë, tretë dhe katërt. Shumë njerëz thanë se për këtë arsye afrikono-amerikanët të pëlqejnë, sepse ata janë shtypur dhe janë diskriminuar. Popullata afrikano-amerikane e pëlqeu më së shumti foton time të arrestimit. Është e pabesueshme”, tha zoti Trump.

Zoti Trump ka angazhuar ish-rivalët e tij në ekipin e tij të fushatës presidenciale, përfshirë senatorin afrikano-amerikan Tim Scott.

“Ne kemi një shans jo vetëm të mbajmë paratë tona, por edhe të rrisim fëmijët tanë”, tha ai.

Ekipi i fushatës së zotit Trump i tha Zërit të Amerikës se “Votuesit afrikano-amerikanë dhe hispanikë, si të gjithë amerikanët, janë në gjendje shumë më të keqe tani se sa gjatë mandatit të Presidentit Trump dhe çdo sondazh pasqyron këtë realitet”.

Dana Williams, dekane në Universitetin Howard, nuk është dakord me këtë vlerësim.

“Mendoj se kompanitë e besueshme të sondazheve kanë ende mangësi kur bëhet fjalë për votuesit me ngjyrë, përfshirë mënyrën se si dhe ku bëhen pyetjet për këtë grup votuesish. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme për një grup që pyetet në një kishë në krahasim me ato në një universitet afrikano-amerikan”, thotë ajo.

Të dielën, Presidenti Biden mbajti një fjalim në cermoninë e diplomimit në Universitetin Morehouse, ku ka ndjekur studimet udhëheqësi i të drejtave civile Martin Luther King Jr. Por mbetet të shihet nëse këto fjalime dhe reklama do të jenë të mjaftueshme për të fituar votën e afrikano-amerikanëve më pesë nëntor. /VOA/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit