1 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Biden anulon udhëtimin në Itali

- Advertisement -

Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, ka anuluar udhëtimin e tij në Itali të planifikuar për sot, për shkak të situatës së tmerrshme të zjarreve që goditën Los Angeles-in dhe për të menaxhuar reagimin ndaj emergjencës së rëndë në Kaliforni.

Joe Biden ishte planifikuar të nisej për në udhëtimin e fundit të presidencës së tij. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Ai duhej të takohej me kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Mattarella dhe Papa Françeskun.

Biden, i cili ishte në Los Angeles dje, “ka marrë vendimin të anulojë udhëtimin e tij të ardhshëm në Itali për t’u fokusuar në menaxhimin e zjarreve emergjente që po shkatërrojnë Los Anxhelosin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit