3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Betim Gjoshi: Sot u bënë 3 vjet nga dita kur PDK-ja fitoi anekënd Kosovës në zgjedhje lokale

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se sot u bënë 3 vjet nga dita kur PDK-ja fitoi anekënd Kosovës në zgjedhje lokale.

Sipas tij, këto zgjedhje dëshmuan pjekurinë qytetare, duke vlerësuar me votën e tyre kandidatët e mirë dhe duke ndëshkuar abuzuesit e mashtruesit.

“Kësaj fitore i priu Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, që mori drejtimin e partisë në momente të vështira Kosovën, duke dëshmuar karakterin e fuqishëm dhe besimin e madh në atë që përfaqëson PDK-ja dhe njerëzit që e themeluan atë”, ka thënë Gjoshi.

Natyrisht, sipas tij, sot është një moment i mirë për të falënderuar edhe kandidatët e PDK-së që besuan shumë në atë që përfaqësonin dhe garuan në një situatë aspak të favorshme.

https://www.facebook.com/share/p/Dod4qKEMvGxA3gTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit