Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 60, Besa Ismaili, ka marrë pjesë në një takim të përbashkët në Mitrovicë, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kandidatët e Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, si dhe me familjen e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ismaili tha se ky bashkim përfaqëson një mesazh të fuqishëm uniteti, respekti dhe përkushtimi për të ardhmen e Kosovës.
“Sot u mblodhëm për të dëshmuar se vetëm përmes bashkëpunimit, respektit dhe punës së përbashkët mund të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar ajo.
Sipas Ismailit, pjesëmarrja e përfaqësuesve nga të dy anët e Mitrovicës dhe prania e familjes Veseli simbolizojnë vlerat e unitetit dhe angazhimit të përbashkët për të ardhmen e vendit.
Ajo theksoi se Kosova ka nevojë për bashkim rreth objektivave të përbashkëta, duke vendosur në qendër interesin e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.






