Besa Ismaili kërkon mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet parlamentare

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta mbështesin kandidaturën e saj me numër 60 në listën e PDK-së (125), si dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza.

Në mesazhin e saj, Ismaili thekson se besimi dhe mbështetja e qytetarëve janë forcë dhe motivim për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Me besim dhe përkushtim, ju ftoj ta mbështesni kandidaturën time për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me numër 60, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK 125), si dhe kandidatin tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza.

Mbështetja juaj është forcë dhe motivim për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës.

Ju faleminderit për besimin!

Me respekt,

Besa juaj,

Të ngjashme

Të fundit