Besa Ismaili e PDK-së uron 1 Qershorin: Fëmijët duhet të rriten me dashuri për Kosovën dhe rrënjët e tyre

- Advertisement -

Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 60, Besa Ismaili, ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Përmes një mesazhi publik, Ismaili theksoi rëndësinë e edukimit të fëmijëve me vlerat familjare, kombëtare dhe kulturore, duke vënë në pah rolin e rrënjëve në formimin e personalitetit të tyre.

“Fëmijëve të vet, çdo prind dëshiron t’ua japë krahët që ata të ngriten sa më lart. Por sa do të rriten e lartësohen do të varet nga rrënjët dhe jo nga krahët”, ka deklaruar ajo.

Ismaili u bëri thirrje prindërve që t’i mësojnë fëmijët të njohin dhe të vlerësojnë prejardhjen e tyre, të duan veten, Kosovën, historinë dhe popullin e saj.

Në fund të mesazhit, kandidatja e PDK-së uroi të gjithë fëmijët për festën e tyre, duke shprehur urimet më të mira për një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme.

“Urime 1 Qershori, fëmijë të dashur!”, ka përfunduar Ismaili. 🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit