Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili, ka qëndruar mbrëmjen e kaluar në Skenderaj, ku së bashku me kryetarin e komunës, Sami Lushtaku, nënkryetarin Fadil Nura dhe kandidatët e tjerë për deputetë, vizitoi konakun e familjes Shaqiri.
Përmes një postimi, Ismaili shprehu respektin e saj për Drenicën dhe kontributin historik të banorëve të saj ndaj atdheut, duke theksuar se sakrificat e drenicasve janë të pakrahasueshme.
Ajo tha se çdo vizitë në Drenicë e mbush me emocione të veçanta dhe e kujton kodin moral që, sipas saj, ka karakterizuar gjithmonë këtë trevë.
“Drenica i ka dhënë shumë kombit, gra e burra, intelektualë e aktivistë, pleq e të rinj. Ata na mësojnë të jemi të palëkundur, të vendosur dhe krenarë, ashtu siç kanë qenë gjithmonë”, ka deklaruar Ismaili.
Vizita u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Postimi i plotê:
Me kryetarin e Komunës së Skenderajit z.Sami Lushtaku, nënkryetarin z.Fadil Nura dhe kolegët tjerë kandidatë për deputetë, mbrëmë ishim në konakun e familjes së nderuar Shaqiri.
Asnjë profesion nuk matet me sakrificat e drenicasve ndaj atdheut, historikisht. Sa herë që vizitoj Drenicën, ajo më mbush me një emocion të cilin nuk mund ta shpreh. Ai identifikon një kod të madh moral. Një kod që gjeneratat e ardhshme do ta gravojnë në mendjet e tyre, si vendi që i dha aq shumë kombit, gra e burra, intelektualë dhe aktvistë, pleq e të rinj.
Ata na mësojnë se duhet të jemi të palëkundur, ashtu siç ishin ata.
Të vendosur, ashtu siç ishin ata.
Me krenari të pafundme.
#PDK125 #BedriHamza1 #besaismaili60






