16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Besa Çejku nderohet me çmimin e karrierës “Ibrahim Rexhepi”

- Advertisement -

Gazetarja që dha lajmin për bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 të premten e 9-të nëntorit është nderuar me çmimin “Ibrahim Rexhepi” nga Byroja Kosovare e Sigurimeve

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), të premten e 9-të nëntorit të vitit 2022, në një ceremoni i ka ndarë çmimin “Ibrahim Rexhepi”, ish-gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Besa Çejku-Buçinca.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, në ndarjen e çmimit ka thënë se Besa Çejku-Buçinca, ka dhënë kontribut të çmuar në lëminë e gazetarisë.

Mazreku, ka shtuar se po i nderojnë dy personalitete që kanë dhënë kontribut me dekada në fushën e gazetarisë.

“Për dallim nga herët e kaluara, këtë vit kemi bërë diçka më ndryshe. Sonte do t’i ndajmë dy çmime të veçanta”, ka deklaruar Mazreku.

Kurse Besa Çejku-Buçinca, e ka falënderuar BKS-në, për çmimin e karrierës.

Ajo ka theksuar se Ibrahim Rexhepi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetari.

“Jam vërtet shumë e prekur dhe e nderuar për këtë çmim të madh e që mban një emër të madh. Ibrahim Rexhepi ishte padyshim një profesionist i shkëlqyer e një personalitet i rrallë. Ibrahim Rexhepi ka lënë gjurmë në gazetarinë kosovare dhe më gjerë”, është shprehur Çejku-Buçinca.

Ndryshe prezantuesja e njohur Besa Çejku-Buçinca muaj më parë ka dhënë lajmet për herë të fundit në Radio Televizionin e Kosovës.

Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë njerëzve pasi ishte e para që dha lajmin për bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Ndryshe ky çmim iu është ndarë edhe gazetarit Mehmet Gjata.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit