10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Berisha: Nesër në Shkodër për t’iu dëshmuar qytetarëve se nuk janë vetëm

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet nesër në Shkodër gjatë fjalimit të tij nga ballkoni.

“Duhet të jemi në Shkodër nesër, për t’u dëshmuar qytetarëve fisnikë të Shkodrës, se ata në asnjë rrethanë, në asnjë rast, nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm, por do të kenë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, kudo që janë. Duhet të jemi nesër në Shkodër, për të dëshmuar se jemi të pamposhtur, se bandat e qeverisë dhe as qeveria e tyre nuk na mposhtin kurrë”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së, foli edhe për vrasjen e trefishtë pak ditë më parë në këtë qytet, duke thënë se krimi ishte i paralajmëruar.

“Në atë masakër humbi jetën një nënë e tre fëmijëve, një zonjë, një motër, bashkëshorte, tek kthehej nga puna tek fëmijët e saj. Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, bashkëshorti i saj”, tha Berisha.

“U ekzekutuan në publik dy të rinj, por gjer sot, ministri i krimit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për krimin e shëmtuar të bandës së qeverisë”, tha Berisha teksa renditi edhe autoritete të tjera që sipas tij, duhet të flisnin për ngjarjen.

Sa i përket rritjes së pensioneve, Berisha tha se qeveria po i mashtron çdo ditë duke shtuar se në vitin 2013 pensioni mesatar nuk ishte 100 euro, por fiks 145 mijë lekë.

“Ishte i vogël, s’ka diskutim dhe prapë duhej të rritej, por ama ai pension mesatar ishte rritur 80%. Kurse sot ai pension mesatar me rritjen e inflacionit është minimumi, 30% më i ulët se në vitin 2013, por edhe 40%”, tha Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit