7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Berisha, Kurtit: Dy rrugë i ke i nderum, mos e zgjedh të tretën – Bone shumicën dhe krijo Qeverinë, ose hap krahun dhe dil në opozitë!

- Advertisement -

Bekë Berisha i AAK-së, ka thënë se Albin Kurti i ka dy rrugë, që ta bëjë shumicën dhe të krijojë qeverinë, ose të hapë rrugë dhe të dalë në opozitë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse ndërton qeveri, Kurti duhet ta bëjë Asociacionin.

“Nuk ke me i rritë pagat, hajnat nuk ke me i futë në burg (Liburnin, Martinin, Rozeten e Nagipin), nuk ke me ndërtu hekurudha, etj”, ka shkruar ai.

“Nëse rrin në Opozitë, Kosovës i hiqen sanksionet, Amerika dhe BE do të derdhin fonde për Qeverinë e re, do të rriten investimet direkte në ekonomi etj”, ka shkruar tutje Berisha.

Postimi i tij i plotë:

Koha me lujtë përnjëmend Albin

Dy rrugë i ke i nderum, mos e zgjedh të treten!

  1. Bone shumicën dhe krijo Qeverinë, ose
  2. Hap krahun dhe dil në Opozitë!

Nëse ndërton Qeveri duhet ta bësh Asociacionin, nuk ke me i rritë pagat, hajnat nuk ke me i futë në burg (Liburnin, Martinin, Rozeten e Nagipin), nuk ke me ndërtu hekurudha, etj.

Nëse rrin në Opozitë, Kosovës i hiqen sanksionet, Amerika dhe BE do të derdhin fonde për Qeverinë e re, do të rriten investimet direkte në ekonomi etj.

Pra në të dyja raastet fytyra e Albinit do të demaskohet, prandaj unë druaj nga skenari i tretë-Anarkia.

Ky zotnia, duke pas frikë nga dy variantet e pare, as nuk ka me ba Qeveri, as nuk ka me leju të tjerë, duke provoku zgjedhje të pandërprera, destabilizim dhe stagnim të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit