5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Berisha dënon sulmin me armë ndaj rojës së sigurisë në Top Channel: Një akt kriminal i shëmtuar!

- Advertisement -

Sali Berisha ka dënuar sulmin me armë ndaj personelit të sigurisë në Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit, Pal Kola.

Duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel, Berisha thekson se akti kriminal është një tjetër dëshmi e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend.

Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”- shkruan Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit