Belgjika kualifikohet me goleadë, mbyllet rrugëtimi i ShBA-

- Advertisement -

Belgjika është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit. Kombëtarja europiane triumfoi 4-1 ndaj SHBA-ve, në sfidën e zhvilluar në Seattle.

Belgët e nisën agresivë ndeshjen, duke rrezikuar që në start. De Ketelaere zhbllokoi takimin në minutën e 9-të, pas një asisti të marrë nga Raskin.

Amerikanët barazuan me Tillman në minutën e 31-të, por festa zgjati shumë pak. Vetëm dy minuta më vonë, Belgjika riktheu avantazhin.

De Ketelaere fitoi duelin në mbrojtje dhe shënoi të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Trossard.

Në pjesën e dytë, dy gafa, vulosën kualifikimin. Fillimisht gaboi portieri në minutën e 57-të, te goli i shënuar nga Vanaken.

Në fund, Lukaku shfrytëzoi një gabim në mbrojtje, për të shënuar të katërtin. Në çerekfinale, Belgjika do të përballet me Spanjën. /TV Klan/

Të ngjashme

Të fundit