Bekim Haxhiu: Veteranët e UÇK-së meritojnë dinjitet, jo ofendime

- Advertisement -

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, takimin e Bedri Hamzês me veteranët, invalidë të UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, e ka quajtur të veçantë dhe emocional.

Ai tha se këto kategori meritojnë një jetë të dinjitetshme dhe jo, siç u shpreh ai, “ofendimet e përditshme” nga pushteti i Albin Kurti.

Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit ka evokuar kujtime nga lufta me bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, derisa theksoi se tek të pranishmit ka parë entuziazëm për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Ai po ashtu premtoi se me PDK-në në qeveri do të ketë koordinim me çlirimtarët për adresimin e nevojave të tyre dhe përfshirjen në pagën minimale. Në deklaratën e tij, Haxhiu kritikoi edhe Qeverinë Kurti lidhur me raportet me Milan Radoičić, duke përmendur edhe Mimoza Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Takimi me veteranët e invalidët e UÇK-së, me familjet e dëshmorëve, ishte i veçantë.

Këta janë patriotë e çlirimtarë të cilëve ua kemi borxh një jetë të dinjitetshme e jo ofendimet e përditshme që po i përjetojnë nga pushteti i Kurtit.

Mes tyre, takova edhe shumë bashkëluftëtarë e familjarë të dëshmorëve dhe evokuam kujtime nga lufta.

Tek secili vërehej entuziazmi i bashkimit për fitorën e PDK-së.

Me PDK-në në Qeveri, do të koordinohemi me çlirimtarët për nevojat e tyre dhe përfshirjen në pagën minimale, e jo me Radojçiqin siç ka ndodhur në Qeverinë Kurti përmes Mimoza Kusarit e LVV-në.

Të ngjashme

Të fundit