Bekim Haxhiu: T’i themi jo përçarjes, gëzuar Kurban Bajrami!

- Advertisement -

Kandidati për deputet, Bekim Haxhiu, uron qytetarët për Kurban Bajrami, duke bërë thirrje për unitet, solidaritet dhe harmoni mes njerëzve.

Ai theksoi se vetëm të bashkuar qytetarët janë më të fortë, ndërsa bëri apel që t’i thuhet jo përçarjes.

“Gëzuar Kurban Bajramin, me shëndet, harmoni dhe begati për çdo familje”, ka uruar Haxhiu.

Urimi i plotë:

Me fat Kurban Bajrami!
Në këtë feste të madhe të Kurban Bajramit, le të na bashkojë respekti, solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin.
Le të jetë kjo festë një mesazh paqeje, afërsie dhe unifikimi mes njerëzve tanë, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë.
Ti themi Jo përçarjes.

Gëzuar Kurban Bajramin, me shëndet, harmoni dhe begati për çdo familje!

Të ngjashme

Të fundit