Bekim Haxhiu: Nga Vushtrria e Hasan Prishtinës vjen një mesazh i qartë: STOP krizës, ndrysho Kosovën

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Vushtrri, nga ku ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe ndryshim politik në vend.

Haxhiu tha se Vushtrria, qyteti i Hasan Prishtinës, historikisht ka qenë në ballë të proceseve të rëndësishme kombëtare dhe vazhdon të jetë zë i fuqishëm për mbrojtjen e interesave të shtetit.

“Ashtu si dikur kur bijtë e saj i prinin ndryshimit në kohë të vështira, edhe sot Vushtrria është ngritur për ta mbrojtur shtetin, për ta ndalur degradimin, për t’i dhënë fund krizës dhe për ta rikthyer shpresën”, u shpreh Haxhiu.

Ai theksoi se Kosova po përballet me sfida të mëdha dhe se, sipas tij, vendi ka nevojë për energji të re, lidership të përgjegjshëm dhe një vizion që bashkon qytetarët dhe krijon perspektivë zhvillimi.

Nga Vushtrria, Haxhiu përcolli mesazhin politik të fushatës së tij dhe të PDK-së: “STOP krizës, ndrysho Kosovën.”

Kandidati i PDK-së u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Postimi i plotë:

Vushtrria e Hasan Prishtinës nuk hesht përballë sfidave!

Ashtu si dikur kur bijtë e saj i prinin ndryshimit në kohë të vështira në të gjitha etapat e historisë edhe sot Vushtrria është ngritur për ta mbrojtur shtetin, për ta ndalur degradimin, për t’i dhënë fund krizës dhe për ta rikthyer shpresën.

Koha është për mobilizim, përgjegjësi dhe veprim. Nuk mund të qëndrojmë indiferent derisa vendi përballet me stagnim dhe humbje të perspektivës. Kosova ka nevojë për energji të re, për lidership të përgjegjshëm dhe për një vizion që i bashkon qytetarët dhe zhvillon Kosovën.

Nga Vushtrria e Hasan Prishtinës vjen një mesazh i qartë:
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit