Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim në Skenderaj me bashkëluftëtarët e orëve të para të lirisë, Jetulla Geci, Nuradin Lushtaku dhe Haki Drenica. Ai tha se këta bashkëluftëtarë, së bashku me komandantin Adem Jashari, ishin pjesë e fillimit të një epoke të re për Kosovën – nga robëria drejt lirisë dhe pavarësisë, raporton Scanner.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e tyre në këto zgjedhje si një garanci për fitoren e PDK-së, duke theksuar se synimi është ndryshimi pozitiv i Kosovës dhe ndalja e krizës e degradimit të shtetit.
Ai shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve nga mbarë Kosova.
Postimi i plotë:
Takim i veçantë në Skenderaj me bashkëluftëtarët e orëve të para të lirisë Jetulla Geci, Nuradin Lushtaku, Haki Drenica,me ata që së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari nisën ndryshimin e epokës së robërisë në epokën e lirisë dhe pavarësisë. Mbështetja e tyre në këto zgjedhje është garanci për fitoren e PDK-së, për të ndryshuar pozitivisht Kosovën, për të ndalur krizën dhe degradimin e shtetit.
Mirënjohës për kontributin dhe mbështetjen bashkëluftetareve dhe qytetarëve anëkënd Kosovës.






