Bekim Haxhiu: Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim me veteranët e UÇK-së në Kuçicë, së bashku me udhëheqësit e luftës çlirimtare, Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku, si dhe me kandidatë të tjerë për deputetë.

Haxhiu tha se takimi ishte i mbushur me emocione, kujtime dhe mobilizim për zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rolin e veteranëve në proceset historike dhe politike të vendit.
Ai veçoi emblemën “LIRIA KA EMËR”, të cilën tha se e ka pranuar si dhuratë nga Fatmir Limaj, duke e cilësuar atë si simbol të guximit, sakrificës, qëndresës dhe idealit për të cilin luftuan pjesëtarët e UÇK-së.

“Sot na bashkon një mision i ri: t’i themi STOP krizës, ta ndalim degradimin e shtetit dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë”, u shpreh Haxhiu.

Sipas tij, mobilizimi i veteranëve dhe qytetarëve është i domosdoshëm për ndërtimin e një Kosove më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar, ndërsa përsëriti thirrjen politike të koalicionit për “STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN”.

Postimi i plotë:

Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet!

Sot, së bashku me udhëheqësit e luftës çlirimtare, Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku, si dhe me kandidatët për deputetë, u takuam me veteranët e UÇK-së në Kuçicë.

Emblema “LIRIA KA EMËR”, të cilën ma dhuroi Fatmir Limaj, është shumë e veçantë për mua dhe për çdo luftëtar të UÇK-së. Ajo simbolizon guximin, sakrificën, qëndresën dhe idealin për të cilin luftuam.

Takimi ishte i mbushur me emocione, kujtime, krenari dhe mobilizim për ta sjellë ndryshimin më 7 qershor. Bashkë me bashkëluftëtarët rikthyem në kujtesë ditët kur i thamë JO robërisë dhe STOP Serbisë. Me sakrificë, guxim dhe vendosmëri, e zëvendësuam epokën e robërisë me epokën e lirisë dhe të pavarësisë.

Sot na bashkon një mision i ri: t’i themi STOP krizës, ta ndalim degradimin e shtetit dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë.

Me veteranët, me qytetarët dhe me të gjithë ata që besojnë në vlerat për të cilat u sakrifikua shumë, do të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!

#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit