Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe bashkëluftëtarë në Kopiliq të Poshtëm, ku u prit në konakun e Bacë Ibishit.
Haxhiu tha se ky konak ka qenë ndër vite vendtakim i miqësisë, besimit dhe përkrahjes së vazhdueshme për të dhe për PDK-në. Ai falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar nga qytetarët, duke theksuar se kjo përkrahje është motivim për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.
Takimi u zhvillua në praninë e bashkëluftëtarëve, miqve dhe aktivistëve lokalë, në kuadër të aktiviteteve elektorale të PDK-së para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Postimi i plotë:
Një mbrëmje e ngrohtë dhe plot respekt në Kopiliq të Poshtëm, te Baca Ibish, bashkë me komandant Rasimin, me kryetarin e nëndegës Ragipin, mësuesin Sheremet, djemtë e Balit, bashkëluftëtarit të respektuar, dhe shumë miq e shokë.
Që nga fushata ime e parë elektorale e deri më sot, ky konak ka qenë vendtakim i miqësisë, besimit dhe përkrahjes së sinqertë. Çdo herë jam mirëpritur nga bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët e Kopiliqit, të cilëve u jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së dhe ndaj meje.
Faleminderit për mikpritjen. Kjo përkrahje e fuqishme është motivim për të vazhduar angazhimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109






