Bekim Haxhiu: Klina gati për t’iu bashkuar PDK-së në projektin për ndryshim

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se edhe Klina është e gatshme t’i bashkohet projektit të partisë për ndryshim në vend. Ai bëri të ditur se së bashku me figurat e PDK-së, Adem Grabovci dhe Rashit Qalaj, kanë takuar aktivistë dhe qytetarë në Klinë.

Sipas Haxhiut, pjesëmarrësit në takim kanë shprehur gatishmëri për të dhënë energjinë e nevojshme për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi është shoqëruar me mesazhin politik: “Stop krizës, Ndrysho Kosovën”, si dhe me thirrje për mbështetje të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Edhe Klina është gati si gjithmonë për t’iu bashkuar PDK-së në projektin për ta ndryshuar vendin.

Me dy figura të respektuara të PDK-së, z.Adem Grabovci dhe z.Rashit Qalaj takuam disa aktivistë e qytetarë të cilët janë gati për t’i dhënë energjinë e nevojshme fitores tonë.

STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme

Të fundit