Bekim Haxhiu – Kamishi rikandidon për deputet: Këto zgjedhje janë vendimtare për Kosovën

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi, ka konfirmuar se do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026.

Ai ka bërë të ditur se në këtë garë hyn me mbështetjen e qytetarëve dhe të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për zhvillimin, demokracinë dhe stabilitetin e vendit.

Haxhiu ka kritikuar pushtetin aktual për stagnim dhe mungesë të projekteve kapitale, ndërsa ka ftuar qytetarët që të mbështesin PDK-në dhe kandidaturën e tij për një përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit