Bekim Haxhiu fton banorët e Tërnavcit në tubim zgjedhor sonte në orën 21:00

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka ftuar qytetarët e fshatit Tërnavc që të marrin pjesë në tubimin zgjedhor që do të mbahet sonte, duke filluar nga ora 21:00, në oborrin e shkollës së fshatit.

Sipas Haxhiut, gjatë këtij takimi do të prezantohet programi zgjedhor i PDK-së, si dhe kandidatët për deputetë nga komuna e Skenderajt.
Ai ka theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve përbën një mbështetje të rëndësishme për vizionin dhe angazhimin e përbashkët drejt zhvillimit të vendit.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëvendas të fshatit Tërnavc,

Ju ftoj përzemërsisht të merrni pjesë në Tubimin Zgjedhor, i cili do të mbahet sonte, në ora 21:00, në oborrin e shkollës së fshatit Tërnavc.

Gjatë këtij tubimi do të prezantojmë programin zgjedhor të PDK-së, si dhe kandidatët për deputetë nga komuna e Skenderajt.

Prania juaj është mbështetje e rëndësishme për vizionin dhe angazhimin tonë të përbashkët për zhvillimin e vendit.
Mirë se vini!
Me respekt,
Prof. Bekim Haxhiu – Kamishi 109
PDK 125

Të ngjashme

Të fundit