Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka falënderuar qytetarët, miqtë dhe përkrahësit për pritjen dhe mbështetjen gjatë takimeve të mbajtura në Drenas, Vushtrri dhe Kaçanik, në prag të zgjedhjeve që i cilësoi si ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit.
Haxhiu tha se në këto qytete gjithmonë ndihet “si në shtëpi”, duke vlerësuar kohën dhe përkushtimin e qytetarëve që morën pjesë për ta dëgjuar dhe për të diskutuar për zhvillimet politike.
Ai theksoi se takimet me qytetarë do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të Kosovës, ndërsa përsëriti thirrjen e tij politike për ndryshim, me mesazhin: “Stop krizës, ndrysho Kosovën”.
Postimi i plotë:
Në Drenas, Vushtrri e Kaçanik gjithmonë ndihem si n’shtëpi.
I falënderoj qytetarët, miqtë e përkrahësit tonë që ndanë kohën për të na dëgjuar para zgjedhjeve ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit.
Shihemi shpejt në shumë takime të tjera anëkënd Kosovës dhe faleminderit!
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109






