Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime më 7 qershor, duke e cilësuar këtë datë si moment për ndryshim në Kosovë.
Sipas tij, vendi ka nevojë për zhvillim, siguri dhe shpresë, ndërsa ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se ajo ka përçarë, izoluar dhe zhgënjyer qytetarët. Haxhiu ka theksuar se PDK-ja ka dëshmuar aftësinë për të qeverisur dhe për të zhvilluar vendin.
Ai ka përmendur edhe pritjet për kthimin e krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), duke thënë se ky është një lajm që po pritet me padurim nga qytetarët që besojnë në drejtësi.
Në fund, Haxhiu ka kërkuar mobilizim maksimal të elektoratit, duke ftuar qytetarët të votojnë për PDK-në, kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe kandidaturën e tij për deputet.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nesër Kosova voton për ndryshim👍
Është koha t’i themi mjaft një pushteti që ka përçarë, izoluar dhe zhgënjyer qytetarët.
Kosova ka nevojë për zhvillim, siguri dhe shpresë. Ka nevojë për një qeveri që punon për të gjithë.
PDK e ka dëshmuar se di të qeverisë dhe të zhvillojë vendin.
Ka mbetur edhe një muaj që në mesin tonë t’i kemi krerët e UÇK-së, një lajm që po e pret me padurim çdo qytetar që beson në drejtësi.
Prandaj mobilizohuni, bisedoni me familjarët dhe miqtë tuaj, dhe dilni të votoni.
Votoni numrin 125 – PDK.
Votoni Bedri Hamza për Kryeministër.
Votoni numrin 109 – Bekim Haxhiu.
Besoj se me punë, angazhim dhe qëndrime të qarta e kam dëshmuar përkushtimin tim ndaj qytetarëve dhe Kosovës.
Më 7 qershor, votoni për ndryshimin.






