Bekim Haxhiu akuzon Kurtin për tentim të blerjes së votave me 100 euro para zgjedhjeve

- Advertisement -

Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se dy javë para zgjedhjeve po përpiqet t’i blejë votat e qytetarëve me nga 100 euro nga paratë e taksapaguesve të Kosovës.
Haxhiu ka kritikuar qeverisjen gjashtëvjeçare të Kurtit, duke thënë se vendi është përballur me krizë ekonomike, rritje të çmimeve dhe vështirësi të shumta për qytetarët. Ai po ashtu ka ngritur akuza për keqpërdorime në sektorin e energjisë, duke pretenduar se janë bërë dëme të mëdha financiare, ndërsa ndihma prej 100 eurosh po përdoret si mjet elektoral.
Sipas Haxhiut, qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për zhvillim ekonomik, vende pune dhe mirëqenie, e jo për masa që, sipas tij, synojnë ndikimin e votës para zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Dy javë para zgjedhjeve, Albin Kurti, siç bën zakonisht, sërish përpiqet t’i blejë votat e qytetarëve me nga 100 euro nga paratë e taksapaguesve të Kosovës.

Për 6 vite në pushtetin e Kurtit, Kosova është zhytur në krizë ekonomike, me çmime të papërballueshme dhe jetë gjithnjë e më të vështirë për qytetarët.

Albin Kurti me njerëzit e tij kanë bërë biznese dhe hajni afro 1 miliard euro në energji duke tregtuar me kompani të lidhura me biznese në Serbi, ndërsa popullit i jepen 100 euro si lëmoshë para zgjedhjeve.

Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta çdo ditë, për zhvillim ekonomik, vende pune dhe mirëqenie, jo të varfërohen e pastaj të konsiderohen si “mall i lirë” që blihet me 100 euro.

Të ngjashme

Të fundit