10.4 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Bekë Berisha: Njerëzit në terren po më thonë ‘qysh po mundeni me duru Dimal Bashën’, një karagjoz që sulmon qaty

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e jashtëzakonshme sot që u thirr nga opozita për bisedën e shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiqin, tha se “gjithmonë ka pasë njerëz që i kanë shërbyer armikut, burra e gra, direkt e indirekt”.

Ai pati edhe një pyetje për deputetët e pozitës.

“Një pyetje që po du me ia bë deputetëve të pozitës: Si arriti që një shpiune greke me i bë zap një grup parlamentar shqiptar edhe mos me guxu kush me u ni?”.

Berisha tha që kur po del në terren njerëzit po e pyesin për një deputet të Vetëvendosjes.

“Kur dal në terren, njerëzit e kanë fituar bindjen, qysh po mundeni me duru Dimal Bashën thotë dikush. Por, nuk është problemi Dimal Basha, ai është njëfarë karagjozi, sulmon qaty me fjalë, por problemi janë do tjerë këtu. E keqja në këtë grup është më e madhe, më e vjetër, më sistematike e shumë më e rrezikshme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit