Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci që të jap dorëheqje, pasi që sipas tij ai nuk ka se çfarë të tregon më. Berisha thotë se problemet në FSK-së, janë më të mëdha sesa që duken, sipas tij interferimet politike ndikojnë në tërë këto punë.
Ne do të vazhdojmë punën tonë në thirrjen në përgjithësi, edhe në raportim të komandantit por edhe të ministrit që e ftoj të jap dorëheqje se nuk ka çka me na tregu ma, nëse vazhdon me rrejt tërë kohën. Problemet në FSK janë më të mëdha se ato që i kemi përmend, nuk është e vërtet se këta kanë plotësu ndonjë kriter apo e kanë avancu çështjen e FSK-së. Janë interferimet partiake në ministrinë e mbrojtjes, të njerëzve jo legjitim, të pazgjedhur, pa mandat që interferojnë në tërë këto punë”, ka deklaruar Berisha për Blic.
Sa i përket çështjes së ushqimit të FSK-së, Berisha thekson se janë dy grupe nga e njëjta parti që dëshirojnë të marrin tendera dhe të përfitojnë. Sipas tij, zv.ministri i mbrojtes dhe sekretari së bashku me disa deputetë tjerë janë të ndikuar nga Dejona Mihali.