Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka mbajtur vazhdimisht aktuale çështjen e Behajdin Allaqit, duke pretenduar se deklaratat për të janë përdorur në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në një intervistë për Blic, Berisha ka thënë se Kurti dhe Liburn Aliu e kanë përmendur Allaqin në Kuvendin e Kosovës.
“Behajdin Allaqin e ka përmend Albin Kurti edhe Liburn Aliu në Kuvend. Nuk kam ni në proces ndonjë dëshmitar që e ka përmend. A ky e ka përmend. E ka majt aktual, e ka riaktualizu Kurti këtë temë”, ka deklaruar Berisha.
Ai tha se Kurti këto dekarata i ka bërë për të arritur në pushtet.
“Kur e ka lënë Liburn Aliu, prapë e ka përmend Albin Kurti. Ky s’ka qenë dëshmitar okular, por e ka përmend për t’i etiketuar kundërshtarët politikë dhe për të mbërritur në pushtet. Por në fund, ata në Hagë u dënuan me ato deklarata.” tha Berisha
Deputeti i Aleances ndër te tjera ka thënë se edhe gjuha e gjyqtarit në Speciale s’kishte terma juridik por politik kur shpalli dënimin e foli për vrasjet






