19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Bëji vetes këto 12 pyetje dhe zbulo nëse ke trauma nga fëmijëria

- Advertisement -

Mund të jetë e vështirë që të pranosh një traumë fëmijërie, veçanërisht kur e di historinë dhe origjinën e saj.

Në fakt, për shumë njerëz është më e thjeshtë që të qëndrojnë në mohim të vazhdueshëm dhe të mos e pranojnë se kanë një traumë që buron nga fëmijëria e tyre. Shpesh, ata përqafojnë mendësinë: “Edhe çfarë? Të gjithë kanë trauma”, çka i mban ata të ngecur në mohim.

Sipas terapistes Kaytee Gillis, është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se një histori traumatike sjell edhe fajin, pendesën dhe një sërë ndjenjash negative, por nëse këto ndjesi fshihen dhe shtypen, dalin në mënyra të papritura. Shumë njerëz përjetojnë emocione negative kur duan që të shërohen prej traumave, të tjerë, mund të kenë vështirësi të tilla që provokojnë pasiguri, por sërish, traumat duhen zgjidhur.

Nëse mendon se ka një mundësi që traumat e së shkuarës të ndikojnë në jetën tënde në të tashmen, disa pyetje mund të të ndihmojnë të identifikosh ndikimin e tyre. Qetësohu dhe bëji vetes këto pyetje:

Kur mendoj për fëmijërinë ndjej trishtim dhe pikëllim? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
A kam vështirësi në marrëdhënie me familjarët? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
Mendoj se njerëzit do të më braktisin?
(Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

A kam probleme me lidhjet miqësore apo romantike dhe mendoj se nuk do jem në gjendje të krijoj një raport të shëndetshëm?
(Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

A mendoj se nuk jam i/e mjaftueshëm/me në dashuri? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)6.
A ka periudha të gjata kohore që s’i mbaj mend nga fëmijëria? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
E kam të vështirë të qëndroj me familjarët edhe për një kohë të shkurtër, pasi mund të ndihem sikur më kontrollojnë ose nuk më kuptojnë? (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)

Ndihem ndryshe, apo i shkëputur nga marrëdhëniet me të tjerët (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
Kam histori me përdorimin e substancave narkotike, alkoolin, apo edhe ushqimin e pashëndetshëm?

A kam tendencën që të reagoj më shumë seç duhet (Kurrë/ndonjëherë/shpesh/gjithnjë)
A kam qenë ndonjëherë i/e dhunuar seksualisht, emocionalisht, fizikisht, apo verbalisht nga dikush që supozohej të kujdesej për mua?

Në përgjigjen e pyetjeve nuk ka një mënyrë “të saktë” se si mund të ndihesh. Është okay të përjetosh ankth, të qash, ose të mos ndikohesh fare. Gjithsesi, përgjigju me sinqeritet.Mund të jetë e vështirë që të pranosh një traumë fëmijërie, veçanërisht kur e di historinë dhe origjinën e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit