Behrami: Gjykata Speciale po devijon nga mandati, Trendafilova të thirret për sqarim

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka shprehur kritika ndaj Gjykatës Speciale dhe kryetares së saj, Ekaterina Trendafilova, raporton Ekonomia Online.Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Behrami u shpreh se kjo gjykatë, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, e trajton Kuvendin e Kosovës si “nënë surrogate”.“Që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, ky është komunikimi i parë i kësaj gjykate me neve. A e dini pse? Sepse Trendafilova dhe Bashkimi Evropian Kuvendin e Kosovës e konsiderojnë si një nënë surrogate, derisa ‘prindër ligjor’ e konsiderojnë EULEX-in, UNMIK-un dhe Rezolutën 1244. Gjykata Speciale është duke bërë një devijim të tmerrshëm të mandatit që ia ka dhënë ky Kuvend”, ka deklaruar Behrami

Të ngjashme

Të fundit