Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet dhe protestat në Shqipëri.
Sipas Behramit, një pjesë e atyre që dikur e akuzonin Ramën për lidhje me George Soros, sot po shfaqen në sheshet e Tiranës duke mbështetur, sipas tij, një “fushatë hakmarrëse” të Sorosit kundër kryeministrit shqiptar.
“Krejt ata që dikur e akuzuan Ramën për lidhje me Soros, po i shoh në shesh të Tiranës, duke mbështetur fushatën hakmarrëse të Soros kundër Ramës!
E hakmarrja, fatkeqësisht dhe tradicionalisht, është derivati më i zjarrtë që ndez irracionalitetin e shqiptarëve, duke e krijuar afektin kolektiv.
Një gjendje irracionale, ku lehtësisht bëhemi vegla të fuqive të mëdha që Tiranën e keqpërdorin si terren për t’u konfliktuar”, ka shkruar ai.






