6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

​Begaj udhëton drejt Azerbajxhanit

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku të Azerbajxhan.

Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“ me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.

Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”.

Ndërkohë është parashikuar që kreu i shtetit shqiptar të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij; presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me presidentin bullgar Rumen Radev, etj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit