Përmes një statusi në Facebook, Hamza ka thënë se duhet të punohet shumë për t’u krijuar mundësi dhe perspektivë.
Postimi i plotë:
Mbrëmje verore buzë Ibrit, duke bashkëbiseduar me të rinjtë, të cilët e duan vendlindjen e tyre, e duan atdheun e tyre.
Është për tu admiruar talenti i të rinjve, dëshira e tyre për t’i shërbyer komunitetit, Mitrovicës e Kosovës. Është përgjegjësi e jona t’iu krijojmë më shumë mundësi, më shumë perspektivë dhe bashkë, duke e mbështetur njëri-tjetrin, ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.