Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, bashkëluftëtarit të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Përmes një mesazhi publik, Hamza e cilësoi Sahit Jasharin si një ndër luftëtarët e mëdhenj të lirisë, i cili me kontributin dhe sakrificën e tij mbeti pjesë e historisë së Kosovës së lirë.
“Sonte u shua një luftëtar i madh i lirisë. Sahit Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, u nda nga jeta”, ka shkruar Hamza.
Sipas tij, ndonëse Sahit Jashari është larguar fizikisht, ai do të mbetet përjetësisht pjesë e brezit më të lavdishëm të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që solli lirinë e Kosovës.
Kryetari i PDK-së u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Jashari, të afërmve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të të ndjerit.
“Prehu në paqe, luftëtar i lirisë!”, ka përfunduar mesazhin e tij Bedri Hamza.






