Bedri Hamza nga Skenderaj: Nga Drenica nis marshimi për ndryshimin e Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim elektoral në Skenderaj, ku ka përcjellë mesazhe për ndryshim politik dhe tejkalim të krizës në Kosovë.

Duke folur para qytetarëve në Drenicë, Hamza e cilësoi këtë rajon si vendin ku historikisht janë kundërshtuar padrejtësitë dhe ku kanë nisur kthesa të rëndësishme për vendin.

“Në Drenicën heroike, në vendlindjen time. Këtu i është thënë STOP padrejtësive dhe nga këtu ka filluar kthesa historike. Sot, këtu i themi STOP krizës, duke i prirë marshit për ndryshimin e Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai vlerësoi Drenicën si simbol të mikpritjes, bujarisë dhe rezistencës, duke theksuar se ky rajon ka ruajtur identitetin dhe rolin e tij historik përballë çdo sfide.

Sipas Hamzës, historia dhe kontributi i Drenicës nuk mund të ndryshohen nga askush, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të sjellë ndryshime pozitive në vend.

“Këtë histori nuk mund ta ndryshojë askush, as nga brenda e as nga jashtë. Bashkë, gjithmonë bashkë, do ta ndryshojmë Kosovën”, u shpreh ai.

Tubimi në Skenderaj është pjesë e aktiviteteve elektorale të PDK-së në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Të ngjashme

Të fundit