Përmes një njoftimi, Hamza ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen PDK-së në tubimin e fundit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe dalje nga kriza.
“SONTE, në orën 20:00, ju presim në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ejani të gjithë! Bashkë i japim fund krizës. Bashkë e ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza.
PDK po e përmbyll fushatën me sloganin “Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.





