Në vazhdën e suksesit të albumit të saj më të fundit, “Bebe”, artistja Bebe Rexha po sjell edhe një këngë tjetër.
Kësaj radhe ajo ka bashkuar forcat me DJ-in e famshëm botëror, PNAU, dhe reperin Ozuna për një këngë e cila titullohet “Stars”.
Në klipin e kësaj kënge, 33-vjeçarja do të shfaqet mjaft e veçantë me një volum marramendës të flokëve të saj si në stilin e viteve ’70.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video-selfie nga prapaskenat e xhirimeve, ku ka paralajmëruar klipin në ardhje.
“’Stars’ vjen këtë të premte me PNAU dhe Ozuna”, shkroi interpretuesja e hitit “I’m A Mess”.
Në video, ajo shfaqet mjaft atraktive me dukjen e saj si bionde një veshje plot shkëlqim.
Rexha përndryshe gjatë prillit publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, të titulluar “Bebe”, i cili u prit mjaft mirë nga fansat.
Pjesë e albumit janë tri bashkëpunime shumë të suksesshme: “I’m Good (Blue)” me David Guettan, “Satellite” me Snoop Dogg dhe “Seasons” me Dolly Parton.