11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

BE shpall Rusinë regjim terrorist

- Advertisement -

“Sulmet dhe mizoritë e kryera nga Federata Ruse kundër popullsisë civile të Ukrainës, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar përbëjnë akte terrori kundër popullsisë ukrainase dhe përbëjnë krime lufte”, thanë  eurodeputetët.

“Parlamenti Europian e njeh Rusinë një shtet sponsorizues të terrorizmit dhe një shtet që përdor të gjitha mjetet e terrorizmit”.

Rezoluta u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën me 494 vota pro, 58 kundër dhe 44 abstenime, gjatë seancës plenare në Strasburg.

Ligjvënësit dënuan gjithashtu Rusinë për provokimin e një krize humanitare në shkallë të gjerë.

Rezoluta vjen disa ditë pasi Rusia nisi një breshëri të re sulmesh kundër infrastrukturës kryesore të Ukrainës, duke rritur frikën për një eksod masiv refugjatësh përpara sezonit të dimrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit