11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

BE reagon ashpër për Ligjin për Zyrtarët Publikë: S’u dëgjua as rekomandimi jonë e as i Kushtetueses

- Advertisement -

Bashkimi Europian i ka reaguar ashpër pushtetit në Kosvës, pasi këta të fundit nuk i dëgjuan shqetësimet as të BE-së, as të Gjykatës Kushtetuese, e as nuk u diskutua paraprakisht me eksponentët që i afekton ky ligj.

Ligji që ishtë rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese në vitin 2023, rrezikon të rrëzohet përsëri sipas BE-së, pasi mazhoranca nuk po i përfill fare rekomandimet.

Postimi i plotë:

Deklaratë për miratimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë

Me keqardhje shohim se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë (LZP) është miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës në leximin e dytë pa i marrë parasysh këshillat e gjera dhe konsistente që BE-ja i ka dhënë gjatë procesit të hartimit, për ta harmonizuar atë me parimet e meritës dhe standardet e BE-së. Përveç kësaj, ai nuk i trajton rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023 në mënyrë adekuate dhe rrezikon të shkojë kundër tyre.

Shqetësimet tona kryesore, që janë ngritur në opinione të ndryshme të BE-së për këtë ligj, kanë të bëjnë me ndryshimet që janë bërë në pozitat udhëheqëse në shërbimin civil, duke e lejuar përkohësinë dhe jostabilitetin përmes përcaktimit të mandateve të kufizuara në kohë dhe rekrutimit të jashtëm për të gjitha pozitat udhëheqëse, në vend të sigurisë dhe parashikueshmërisë në karrierën e shërbyesve civilë të nevojshëm për profesionalizimin e tij. Për më tepër, ai lejon diskrecion të tepruar në rekrutimin dhe transferimin e shërbyesve civilë, duke e minuar paanshmërinë e tij.

Gjithashtu, me keqardhje shohim se të gjitha ndryshimet e tilla të LZP -së i janë dorëzuar Parlamentit pa konsultime paraprake publike.

Reforma e Administratës Publike është pjesë esenciale e rrugës së Kosovës drejt BE-së. Sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës së Reformës, Kosova është zotuar ta zhvillojë një administratë publike profesionale, efikase dhe llogaridhënëse për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të mirën e qytetarëve. Për këto arsye, ne presim që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe ta ketë një kornizë legjislative që është në përputhje me standardet e BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit