18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

BE-ja i kundërpërgjigjet brishtë marrëveshjes së Serbisë me Rusinë për gazin: Mos të forcojnë më tej lidhjet

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të mos forcojnë më tej lidhjet Serbia me Federatën Ruse. Kërkesa e unionit evropian është parashtruar në kohën kur Serbia nënshkroi marrëveshje tre-vjeçare me Rusinë për gazin që e furnizon kjo e fundit.

Të pyetur lidhur me qëndrimin e BE-së karshi këtij zhvillimi, këta të fundit kanë kërkuar nga Serbia të përafrojnë politikat me ato evropiane.

“Në një kohë të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër Ukrainës, BE pret që Serbia, si vend kandidat, të mos forcojë më tej lidhjet e saj me Federatën Ruse. Vendet kandidate pritet të përafrojnë në mënyrë progresive politikat e tyre ndaj vendeve të treta me politikat dhe pozicionet e miratuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe masat kufizuese”, thuhet në një përgjigje të dhënë nga Ana Pisonero-Hernandez, zëdhënëse e BE-së.

Nga BE-ja thonë se kanë ndihmuar Serbinë për të ulur varësinë energjetike nga Rusia.

“Fillimi i punimeve për interkonjektorin e gazit Serbi-Bullgari në janar të 2022-ës (për të cilin BE-ja ofron pothuajse 50 milionë euro financim grant) është hap i rëndësishëm i përbashkët i BE-së dhe Serbisë drejt sigurimit dhe diversifikimit të furnizimit me gaz për Serbinë”, vlerësojnë nga BE-ja.

Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus dhe se një marrëveshje për furnizime me këtë lëndë, që do të nënshkruhet, do të jetë trevjeçare, bëri të ditur javën e kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Ne do të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare dhe nesër apo pasnesër, ne do të diskutojmë për sasinë e gazit. Serbisë i duhen sasi të mëdha të gazit, por mund të them se ne do të kemi një dimër të sigurt dhe bisedimet e mëtejme do të përcaktojnë se sa do të kushtojë gazi për ne”, tha Vuçiq.

Çmimi i gazit që Serbia do të blejë nga Gazpromi rus aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane, ndërkaq në dimër, ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Gazpromi, drejtpërdrejtë apo përmes kompanive kontraktuese, është furnizuesja kryesore e naftës në Serbi. Po ashtu, kjo kompani ruse është e vetmja furnizuese e gazit në Serbi dhe ka në pronësi tubacionet e gazit që sjellin këtë lëndë nga Rusia në Serbi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit