Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
BDI pretendon se deklaratat e Shasivarit kanë dëmtuar të vërtetën historike dhe kauzën shqiptare.
“Deklarata skandaloze e ministrit të Drejtësisë ka shkaktuar dëm të rëndë ndaj së vërtetës historike dhe kauzës së shqiptarëve. Barazimi i viktimave të regjimit të Millosheviqit me agresorët prek drejtpërdrejt sakrificën e një populli të tërë dhe përpjekjen e tij për liri.”, thuhet në reagim.
Sipas partisë së Ali Ahmetit, reagimet e mëvonshme të VLEN-it nuk mund ta zhbëjnë qëndrimin e shprehur nga ministri.
“Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë. Dëmi ndaj kauzës shqiptare është i paprecedentë dhe kërkon përgjegjësi të qartë politike”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.