9.4 C
New York
Monday, May 13, 2024

Buy now

Baza ajrore në Kuçovë, Niko Peleshi: Gjithçka mund të pritet nga fronti i Lindjes, duhet të jemi të përgatitur

- Advertisement -

Baza ajrore taktike e NATO-s u hap sot në Kuçovë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se “sot, deklarojmë zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës, një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Do të shërbejë si bazë ajrore teknike”.

“Më lejoni, të shpreh falënderim për këdo që punoi për rikthimin në shkëlqim  të plotë të bazës ajrore të NATO-s. Mirënjohje të gjithëve për prezencën dhe ndihmën tuaj. 4 marsi do të skalitet si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë, fluturuan mbi qiellin e Kuçovës”, tha Peleshi.

“Kuçova do shërbejë si baza kryesore e forcave ajrore, investimi nuk do reshte deri në krijimin e një flote ne shërbim të popullit tonë dhe aleatëve. Dronët Bajraktar ne bashkëpunim me republikën e Turqisë janë të gatshëm të shërbejnë në një të ardhme të afërt. Kjo bazë është e rëndësishme për misionet e NATO-s. Ndihma që Shqipëria do i japë vendeve fqinje do na bëjë më të vlefshëm se kurrë. Jo më larg se dy vite më parë nuk e kishim menduar se Europa do përballet me një agresion të tillë siç po ndodh me agresionin rus në Ukraine. Gjithçka pritet nga fronti i lindjes, duhet të jemi të përgatitur bashkimin i forcave dhe bashkimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Nuk ka kombe të mëdhenj dhe të vegjel. Vlen më shumë dëshira për të mbijetuar dhe dinjiteti”, vijoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit