Bayerni befason të gjithë, synon sulmuesin e Atalantas

- Advertisement -

Sipas raporteve të mediave gjermane, Bayern Munich po punon për rindërtimin e sulmit pas vendimit për të mos blerë përfundimisht kartonin e Nicolas Jackson, i cili do të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të huazimit.

Trajneri Vincent Kompany ka kërkuar një profil më teknik për të qenë në krah të Harry Kane, dhe emri kryesor në listë është belgu, Charles De Ketelaere.

Mesfushori ofensiv ka rigjetur formën e tij më të mirë te Atalanta, duke shfaqur pjekuri dhe efikasitet që kanë bindur drejtuesit bavarezë. Gjithmonë sipas raportimeve në mediat gjermane, De Ketelaere e sheh si hap pozitiv kalimin në Bundesliga, ndërsa kostoja e operacionit vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit